Edhe sa ditë na ndajnë nga ky festival plot surpriza?




Çfarë na pret?
22 Gusht
19:30 – 20:00: Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve dhe fotografi të rastit.
20.00 – 20.30: Hapja e aktivitetit dhe fjalë përshëndetëse.
20.30 – 21.30: Shfaqje teatrore, Komedia “Propozimi që shkon keq”.
21.30: Mbyllja e ditës së parë të aktivitetit.
23 Gusht
10:00: Vizitë në Ujëvarat e Rasalit, në urën e Brataj, në parkun arkeologjik të Amantias. Opsionale dhe sipas dëshirës.
17:00 – 20:00: “Dita Olimpike” në Amantia, me mbështetjen e KOKSH.🤸 Nxënësit interpretojnë sportet e antikitetit! 🎶 Muzikë tradicionale, art, kulinari! 🔥 Rikthimi simbolik i pishtarit olimpik!
21:00: Mbremje e lire- muzike e valle në një atmosferë unike!
24:00: Mbyllja e natës së dytë.
24 Gusht
11:00: Teatri për fëmijë “Shkolla e Pyllit“
19:30: Festa e fshatit. Fjalët përshëndetëse dhe grupe polifonike.
20:00: Shfaqje me numra cirku. Ekspozitë me punime të piktorëve vlonjatë. Ansambli i këngëve dhe i valleve popullore. Gent Hazizi “One man show”. Të pranishëm edhe aktorë/regjisorë Luiza Xhuvani, Luftar Paja, Pëllumb dhe Xhuljeta Kulla, Bujar Kapexhiu, Laert Vasili etj. Grupi “West side family”. Mbrëmje e lirë, muzikë e valle.
24:00: Mbyllja e aktivitetit.
